Kosova ndihmon Shqipërinë në kërkimin e turistit lituanez që u zhduk më 5 shtator, s’ka ende gjurmë

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se më 13 tetor, pas një kërkese nga autoritetet shqiptare, kanë vazhduar kërkimet për turistin lituanez, i cili u zhduk më 5 shtator 2024.

Sipas ShKShMK, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shqipërisë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve intensive, nuk është gjetur asnjë gjurmë e turistit të zhdukur.

Për pasojë, kërkimet janë pezulluar përkohësisht, në pritje të mbledhjes së informacioneve të reja nga autoritetet kompetente.

Njoftimi i plotë:

Me datën 13.10.2024 ShKShMK, pas një thirrje tjetër nga autoritet Shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur me datën 05.09.2024.

Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit .

Operacioni është zhvilluar në 3 drejtime operacionale,1 nga ajri me dron dhe 2 të tjera nga toka duke e zgjëruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekpertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri.

Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë.

Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet pergjegjëse

Go to TOP