SPORT

Kosova mposhtet nga Azerbajxhani

Kombëtarja e Kosovës U22, meshkujt, është mposhtur me rezultat 3-0 (25-17, 25-11, 25-20) në sete, në përballjen hapëse për ‘Dardanët’ në Grupin E, kualifikues për Kampionatin Evropian.

Takimi zuri vend në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, aty ku po zhvillohen të gjitha ndeshjet e këtij grupi nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).

Djelmoshat e Faton Mustafës u munduan të bëjnë më shumë, sidomos në setin e parë dhe të tretë, por eventualisht u desh të pajtohen me disfatën, e cila sigurisht se do të analizohet dhe adresohet nga stafi teknik, para ndeshjes së nesërme kundër Sllovakisë. /Kosova.info/

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort