Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit nënshkruajnë tri marrëveshjet në Samitin e Berlinit

Krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor sot në Berlin kanë nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Samitit që po mbahet për vendet e Ballkanit Perëndimor, si pjesë e Procesit të Berlinit.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes (me letërnjoftime), njohjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Nënshkrimi i marrëveshjeve është bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe liderët e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Go to TOP