Kosova dhe Shqipëria mund të përfundojnë në të njëjtin grup në kualifikimet e Kupës së Botës

Kosova dhe Shqipëria mund të përballen në të njëjtin grup gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Shorti do të hidhet më 13 dhjetor dhe një skenar i mundshëm është përballja mes dy vendeve shqiptare, diçka që deri më tani ka ndodhur vetëm në ndeshje miqësore.

Në shortin e ardhshëm, Shqipëria është në vazon e tretë, ndërsa Kosova në të katërtën, gjë që e bën të mundur një përballje mes tyre. Kombëtare si Franca, Spanja dhe Anglia pritet të jenë në vazon e parë, ndërsa Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi janë të sigurta në vazon e dytë.

Kualifikimet do të nisin në mars të vitit 2025, me 12 grupe të përbëra nga 4 ose 5 ekipe. Fituesit e grupeve kualifikohen direkt për Botërorin që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa katër kombëtare të tjera do të kualifikohen përmes “play-off”-it.

Go to TOP