Korenica transferohet te klubi rumun

Meriton Korenica është futbollisti më i ri i skuadrës së “CFR 1907 Cluj”.

Klubi rumun ka bërë të ditur të mërkurën se ka arritur një marrëveshje me Manisa FK për transferimin e lojtarit.

“Klubet CFR 1907 Cluj dhe Manisa FK kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Meriton Korenica. Korenica e kaloi pjesën më të madhe të karrierës te FC Ballkani, ish-kundërshtari ynë në grupet e Conference League, skuadër me të cilën fitoi tre tituj kampioni, një Kupë dhe një Superkupë. Në fanellën e kësaj skuadre, Meriton pati 142 paraqitje, duke arritur të shënojë 25 herë dhe të jetë autor i dhjetë pasimeve vendimtare”, ka shkruar klubi rumun.

Go to TOP