Arrestohet një person për kontrabandim të duhanit në Viti

Dogana e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi për kontrabandim të duhanit në rajonin e Vitisë.

“Në rajonin e Vitisë Oficerët Doganorë, me autorizim të prokurorisë, kanë kryer kontrolle në dy lokacione dhe gjatë këtij operacioni janë gjetur 209 kg duhan i grirë dhe 43,000 copë ambalazhe 500 gram për paketim të duhanit”, ka njoftuar dogana.

Këto produkte ishin pa dokumentacion përcjellës dhe janë kontrabanduar përmes rrugëve dytësore në Kosovë, ndërkaq shmangiet doganore llogaritet të jenë rreth 8 mijë euro.

“Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari për kontrabandimin e këtij malli është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, vazhdon njoftimi. /Kosova.info/

Go to TOP