Konjufca përshëndet Ambasadorin Orav në përfundim të mandatit
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim përshëndetës me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vend.
Gjatë takimit, Konjufca e falënderoi Ambasadorin Orav për kontributin e dhënë në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovo dhe Bashkimi Evropian, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit evropian të vendit.
Në fund, institucionet e Kosovës i uruan Oravit suksese në angazhimet e tij të ardhshme duke e vlerësuar si një mik të çmuar të Kosovës. /Kosova.info/
