Konflikt familjar në Viti, një burrë e gjuan me enë qelqi kunatën e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Viti. Një burrë e ka gjuajtur me enë qelqi kunatën e tij.

Rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE /Viti 21.02.2022-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka gjuajtur me një enë qelqi viktimën femër  kosovare –kunatën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Go to TOP