Konfiskohet vetura që voziste me patent shofer të konfiskuar

Një rast i konfiskimit të përkohshëm të veturës ka ndodhur në qytetin e Kamenicës, pasi vozitësi drejtonte mjetin pavarësisht që ishte pa patent shofer.

“Njësiti patrullues në Kamenicë gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetu se vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse për tre muaj”, njofton Policia e Kosovës.

Policia ka konfiskuar ndaj vozitësit gjobën prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajsh.

Dje është publikuar Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor cili ka ashpërsuar masat ndëshkuese ndaj shoferëve. /Kosova.info/

Go to TOP