Konfiskohen dy armë në dy ahengje, në Mitrovicë e Skenderaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për konfiskimin e dy armëve, në dy ahengje, njërën në Mitrovicë dhe tjetrën në Skenderaj.

Në njoftim thuhet se një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën e “Hekurudhës” ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacionin ku kishte aheng familjar është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me katër fishekë dhe 13 gëzhoja.

Ndërsa, konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku pas pranimit të informatës për të shtëna njësia policore ka identifikuar lokacionin ku kishte aheng familjar, me ç’rast nga i dyshuari kanë konfiskuar armën dhe 11 gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi’, kontroll të paautorizuar të armës’. 

Go to TOP