Konfirmohet fitorja e Bedri Hamëz në Mitrovicë, mori mbi 5,900 vota më shumë se Bahtiri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.
Në Mitrovicë u konfirmua fitorja e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në raundin e parë të zgjedhjeve. Ai mori 16 566 vota ose përkthyer në përqindje 53,69%.
Kryetari në largim, Agim Bahtiri, që ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, mori 10 654 vota, ose 34,53%.
Ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Agolli, mori 3 636 ose 11,78%.
Në Mitrovicë, numri i votuesve të regjistruar ishte 78 546 qytetarë, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 30 681 qytetarë. Numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit, si me kusht, VPNV dhe me postë është 1 031.
Pjesëmarrja në votime në Mitrovicë është 40,37%.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
![](https://ml7haz9oke3n.i.optimole.com/hV9KxDA-axrDy6M4/w:791/h:1024/q:auto/https://lajmi.net/wp-content/uploads/2021/10/1.-ResultstByMinicipality_Mayor-1_pages-to-jpg-0012-791x1024.jpg)