Komuna e Rahovecit i ndan mirënjohje të riut që para disa dite shpëtoi një vajzë në Urën e Fshajit

Nasib Krasniqi, më 27 mars, shpëtoi një vajzë që ishte hedhur në lumë nga Ura e Fshajit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka takuar Nasib Krasniqin nga Xërxa të cilit i ka ndarë mirnënjohje për këtë gjest.

Latifi ndër të tjera në rrjetin e tij në Facebook ka thënë se njerëzit që shpëtojnë jetë meritojnë lavdata.
“Njerëzit që shpëtojnë jetën e të tjerëve meritojnë lavdata dhe respekte.

Ata bëjnë veprime të guximshme duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetën e një personi tjetër.

Go to TOP