Për familjet me kushte jetese jo të mira, Komuna e Prishtinës bashkë me shoqatën bamirëse “Amaneti” do të dhurojnë kafshë, bletë e mjete bujqësore.
Thirrjen për aplikim e shfaqën në tabelën e njoftimeve brenda hapësirave të brendshme të këtij institucioni, raporton “Ju Flet Prishtina”.
Afati për të gjithë ata që duan të përfitojnë nga ndihma e shoqatës dhe komunës është 30 ditë që nga dita e shpalljes.
Për të marrë lopën, makinën bujqësore apo kosheret me bletë janë vendosur shtatë kritere të cilat përfituesit e mundshëm duhet të i plotësojnë.
Mirëpo, edhe pasi gjitha këto të përmbushën, do të jetë një komision i cili do të dalë në terren e do të merret me secilin prej tyre.
Në gjithë këtë, shoqata “Amaneti” kontribuoi me 15 mijë euro, e Komuna e Prishtinës me 3 mijë të tjera.