Kompanitë irlandeze refuzojnë të ofrojnë karburant për Ambasadën ruse në Dublin
Kompanitë në Irlandë kanë refuzuar t’i shesin karburant dizel Ambasadës të Federatës së Rusisë në Dublin si shenjë proteste ndaj agresionit ushtarak rus Ukrainë.
Sipas Irish Mirror, Ambasada ruse kishte mungesë karburanti në një letër dërguar Ministrisë irlandeze të Punëve të Jashtme.
“Furnizuesi aktual i karburanteve ka refuzuar të furnizojë me naftë misionin tonë. Ambasada kontaktoi furnitorë të tjerë në zonën e Dublinit, por ata të gjithë refuzuan të bashkëpunonin”, thuhet në letër.
Në këtë letër gjithashtu kërkohet që Ministria e Jashtme të ndërhyjë në atë siç e kanë quajtur “diskriminim të qartë”.
Ministria irlandeze e Punëve të Jashtme deklaroi se nuk mund ta ndihmojë Ambasadën në këtë drejtim, pasi nuk ka kompetencë të ndërhyjë në biznesin e këtyre kompanive.
“Ambasada po lufton për këtë sepse askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me ta për shkak të asaj që po ndodhë në Ukrainë. Nuk janë vetëm disa kompani të karburanteve me të cilat kanë probleme, ka banka dhe shumë biznese të tjera”, i tha një burim gazetës.
Po ashtu, Banka e Irlandës ka vendosur të pezullojë llogaritë e Ambasadës ruse.