Kombëtarja kthehet në Kosovë, fokusi te ndeshja e së dielës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kthyer të premten në vend. Të enjten në Tuzla, Kombëtarja jonë e luajti me Bosnjë-Hercegovinën ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikuese për Botërorin 2027.

Për 40 minuta Kombëtarja jonë ishte e barabartë me Kombëtaren nikoqire. Por më pas lojtarët e Bosnjë-Hercegovinës bënë shkëputje për fitore të thellë në fund.

Ndonëse rezultati nuk ishte ai që shpresohej, Kombëtarja është plotësisht e përkushtuar për fitore në ndeshjen e kthimit, të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Tashmë i gjithë fokusi është te ndeshja e së dielës, ndërsa shpresohet edhe në përkrahje të shikuesve.

Selektori Jesper Ostlund shpreson po ashtu që Leonard Gegaj dhe Olsi Mulaj të jenë gati për këtë ndeshje. Mungesa e tyre është ndier në ndeshjen në Tuzla.

Ndeshja e së dielës transmetohet në RTK.

Go to TOP