Kosova

Komandanti i FSK’së takohet me Përparim Ramën, Ministria tregon çka folën

Komandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, e ka pritur sot në takim kreun e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Jashari e ka njoftuar Ramën për arritjet e FSK’së dhe synimet e saj në të ardhmen.

Tutje thuhet se ata floën edhe për mundësinë e bashkëpunimit institucional dhe projekteve të përbashkëta me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të sigurisë, si dhe mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit e pjesëtarëve të FSK-së.

“Gjatë takimit diskutimet e përbashkëta u fokusuan rreth mundësive të bashkëpunimit institucional dhe projekteve të përbashkëta me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të sigurisë, si dhe mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit e pjesëtarëve të FSK-së.

Ndër të tjera, Kryetari Rama e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe njëkohësisht u pajtuan për koordinim në të ardhmen dhe thellim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjenerallejtënant Jashari priti në takim Kryetarin Rama

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim  Jashari, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Fillimisht Gjeneral Jashari ka njoftuar Kryetarin Rama për arritjet e FSK-së dhe për synimet e saj në të ardhmen.

Gjatë takimit diskutimet e përbashkëta u fokusuan rreth mundësive të bashkëpunimit institucional dhe projekteve të përbashkëta me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të sigurisë, si dhe mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit e pjesëtarëve të FSK-së.

Ndër të tjera, Kryetari Rama e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe njëkohësisht u pajtuan për koordinim në të ardhmen dhe thellim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera me interes të përbashkët.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort