Kolumbi: Shkon në 23 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut

Rrëshqitjet e dheut në Kolumbinë veriperëndimore kanë lënë të vdekur të paktën 23 persona dhe ka lënduar rreth 30 të tjerë, thonë autoritetet lokale.

Rruga që lidh qytetet Medellín dhe Quibdo ishte mbyllur nga disa rrëshqitje dheu, kështu që shumë njerëz ndaluan makinat e tyre për t’u strehuar në një shtëpi pranë komunitetit të Carmen de Atrato, tha një zyrtar lokal, raporton CNN.

Një tjetër rrëshqitje dheu ka përfshirë më pas rrugën, duke i groposur ata dhe disa nga automjetet.

Kryebashkiaku lokal tha se disa njerëz ishin ende të bllokuar.

Go to TOP