Kolla e duhanpirësit zhduket si me dorë – Përzierja e 4 përbërësve është një thesar i vërtetë për duhanpirësit

Shumë prej tyre vuajnë nga kolla e duhanpirësit dhe sigurisht zgjidhja më e mirë do të ishte ndërprerja e cigares, megjithatë, vështirë se ndonjë duhanpirës do të heqë dorë nga kjo kënaqësi ashtu.

Nëse jeni mes tyre, dhe keni dalë nga faza e kollës së thatë dhe po kolliteni me gëlbaze, përgatitni pijen e mëposhtme që do t’ju ndihmojë.

Hidhni një litër ujë në tigan dhe shtoni 400 gramë sheqer kaf. Kur të vlojë, shtoni 400 gram qepë të grirë dhe lëreni të ziejë lehtë dhe shtoni dy lugë çaji shafran të Indisë dhe dy lugë çaji xhenxhefil të grirë, më pas ziejini gjysmë të mbuluar, derisa të avullojë gjysma e lëngut.

Lëreni të ftohet, më pas hidheni në një kavanoz dhe mbajeni të mbyllur mirë në frigorifer. Kjo përzierje duhet të merret dy herë në ditë, nga dy lugë gjelle, mundësisht në mëngjes dhe në mbrëmje.

Kolla e një duhanpirësi mund të njihet nga fakti se zakonisht është më e fortë në mëngjes dhe gradualisht zvogëlohet gjatë ditës. Nëse ankesat tuaja nuk korrespondojnë me këtë përshkrim dhe kolliteni për më shumë se disa ditë, sigurohuni që të shihni mjekun tuaj të zgjedhur.

Go to TOP