KOK: Humbja Shqipe Bajçinca-Brestovci do të lë boshllëk tek brezat e rinj

Ndarja nga jeta e Shqipe Bajçinca-Brestovci do të lë boshllëk të madh tek brezat e rinj, e sidomos vajzat për të cilat ishte frymëzim, se si me punë, përkushtim dhe profesionalizëm mund të arrihen sukseset, ka thënë Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. 

Me rastin e vdekjes së Bajçinca-Brestovcit, KOK i ka dërguar familjes një telegram ngushëllimi.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kontribuueses së madhe të sportit, Shqipe Bajçinca-Brestovci. Shqipja ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në dy mandatet e fundit, duke dhënë kontribut të çmuar për gjithë lëvizjen Olimpike, promovimin e vlerave olimpike dhe avancimin e sportit. Ajo ishte kryetare komisionit “Femra dhe Sporti”, ku ishte zë I femrave, të cilat i shtynte për të drejtat e tyre në sport, anëtare e Komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve etj. Bajçinca-Brestovci ishte edhe pedagoge në Fakultetin e Edikimit Fizik dhe Sportit, ndërsa gjatë karrierës 24 vjeçare si si sportiste ishte marrë edhe me karate, atletikë dhe hendboll. Shqipja, e cila dallohej për tejkalim të sfidave, këtë herë nuk mundi të kalojë sëmundjen e rëndë, nga e cila po vuante prej disa vitesh. Ndarja e saj nga jeta do të lë boshllëm të madh tek brezat e rinj, e sidomos vajzat për të cilat ishte frymëzim, se si me punë, përkushtim dhe profesionalizëm mund të arrihen sukseset”, ka vlerësuar Presidenti i KOK.

“Në emër të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë lëvizjes olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të thella, familjes së saj, sportdashësve dhe miqve të shumtë”. /Kosova.info/

Go to TOP