Koci për zyrtarin e EULEX-it që e parkoi veturën keq: Rrugaçët si ai nuk kanë vend në Kosovë

Avokati Arianit Koci, ka reaguar për një video të publikuar sot e ku shihet një zyrtar i EULEX-it i cili e parkon veturën mbi hapësirën e gjelbër pranë trotuarit në një rrugë në Prishtinë.

Koci e ka quajtur “rrugaç” zyrtarin e Eulex, derisa ka thënë se për njerëz si ai nuk ka vend në Kosovë.

Postimi i plotë:

Rrugaça si ky zyrtar i Eulexit, nuk kanë vend në Kosovë.

Në fakt, nëse Eulexi nuk i përjashton vet këta individ – nuk na duhet as Eulexi.

Pērndryshe, kjo qasje dhe ky deklarim i këtij ndërkombëtare e shpërfaqë në mënyrë të artikuluar atë që moti kemi dyshuar: disa ndërkombëtarë nuk ia donë të mirēm Kosovës. Ose së paku vijnē këtu me idene se ne jemi njerëz të egjer, dhe se Kosova nuk funksionon si shtet.

P.s

Mē shumë më ka irritu deklarimi se vet parkimi.

Go to TOP