Klubi Drita shpërndan dhurata për fëmijët

Drita e ka vazhduar traditën e saj, duke shpërndarë dhurata për fëmijët për festat e fundvitit.

Klubi gjilanas ka njoftuar se ka ndarë dhurata për fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor në Gjilan,

Ky është viti i shtatë me radhë që tre herë kampionët e Kosovës gëzojnë fëmijët me dhurata për fundvit.

“FC Drita ka vazhduar traditën, duke festuar festat e fundvitit me fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor “PEMA”. Për të shtatin vit me radhë ka bërë shpërndarjen e dhuratave, duke ndarë gëzimin me më të dashurit, ardhmërinë e qytetit”, thuhet në postimin e klubit gjilanas.

Go to TOP