Klopp dëshiron ta sjellë në “Anfield”, Elif Elmasin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dëshiron të sjellë në “Anfield” futbollistin shqiptar të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas, shkruajnë mediat turke.

Elmas nuk ka pas qëndrueshmëri sa i përket minutave në lojë në këtë sezon te Napoli, skuadër e cila po luan ndoshta futbollin më të mirë në Evropë dhe ku ka shumë konkurrencë. Në 20 paraqitje ai regjistroi 670 minuta, por rastet i shfrytëzoi maksimalisht kur ishte në fushë. Në fund të stinorit vjeshtor, ai luajti mirë kur Khvicha Kvaratskhelia nuk ishte në skuadër. Si anësor i majtë në tre ndeshje kundër Atalantës, Empolit dhe Udineses ai shënoi dy gola dhe regjistroi një asistim. Jurgen Klopp ka pasur mundësinë ta shikojë kundër skuadrës së tij në Champions League dhe thuhet se në një bisedë telefonike i ka shpjeguar Elmasit se në çfarë roli e sheh në Anfield. Elmas ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2025. Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij është 23 milionë euro.

Go to TOP