Klitschko: Nuk ka kohë për të pritur

Derisa Ukraina po shkon drejt një tjetër nate të vështirë, legjenda e boksit Wladimir Klitschko i bëri një thirrje komunitetit ndërkombëtarë për t’i dhënë fund “luftës që Rusia ka nisur”.

“Nuk ka kohë për të pritur sepse kjo do të çojë në… katastrofë humanitare”, thotë ai në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter dhe Instagram.

“Duhet të veproni tani për të ndaluar agresionin rus”, thotë mes tjerash Klitschko.

Vëllai i tij Vitali Klitschko është kryebashkiak i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ku është vendosur një shtetrrethimi që është thënë se do të zgjasë deri të hënën në mëngjes.

Njerëzit atje janë nën ethe pasi është paralajmëruar një sulm ushtarak rus.

Go to TOP