Klinika e ORL-së në QKUK në prag të mbylljes, edhe tre mjekë e lëshuan punën

Gjendja në spitalet e Kosovës nuk është hiq e mirë.

Me kushte jo të mira po përballen institucionet shëndetësore. E kjo po i shtynë edhe të lënë vendin e tyre të punës, gjë që po rrezikon mbylljen e klinikave.
Në situatë të vështirë është edhe Klinika e ORL në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kjo pasi që tre mjekë e kanë lënë vendin e punës.

Këtë e ka thënë për Front Online, edhe drejtori i kësaj Klinike, Arsim Behramaj.

“Në disa reparte, mjekët e kanë lëshu klinikën kanë shkuar në privat. Punën e kanë lëshuar tre mjekë, këto kohët e fundit tre e kanë lëshu.Këta kanë qenë në repart të fytit dhe në repart të fëmijëve, me lënë punën edhe ndonjëri prej neve po rrezikohet mbyllja e ORL-së, normal që mbyllet nuk ka kush punon”, deklaroi ai.

Ndërsa anesteziologë, Behramaj thotë se janë vetëm dy.

“Për anesteziologë nuk është keq, dy janë, kundrejt klinikave tjera ne mirë i kemi punët”, deklaroi Behramaj.

Por jo vetëm, ORL, në QKUK po rrezikohen edhe klinikat tjera.Enlirat Duraku, përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të QKUK-së, tha se kjo po ndodh për shkak të keqmenaxhimit.

“Ajo që e di prej QKUK-së, jo vetëm ORL, por edhe shërbimet tjera janë duke u rreziku në mungesë të personelit shëndetësorë, si të mjekëve, por edhe të infermierëve, për shkak të keqmenaxhimit dhe të njerëzve kompetent kur janë në krye të SHSKUK-së”, u shpreh Duraku.

Sipas Odës së mjekëve, vetëm këtë vit janë 185 mjekë që janë larguar nga Kosova për në vendet perëndimore. Megjithatë, mungesa më së shumti po vërehet tek anesteziologët.

Go to TOP