Ky është numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Kosovë

3,184 persona kanë vdekur që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, të cilat ishin konfirmuar më 13 mars të vitit 2020.

Aktualisht janë 6527 raste aktive.

Ndërkohë, në raportin e fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Po ashtu, nga 2.703 testime të kryera, 869 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Kurse, janë shëruar 1.265 persona.

Go to TOP