Kualifikueset e Evropianit U22, meshkujt, zhvillohen në fundjavë nën organizimin e FVK

Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e Grupit E, kualifikues të Kampionatit Evropian për grupmoshën U22, meshkujt, me ndeshjet që zhvillohen mes datave 20-22 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesë e Grupit E, përveç Kosovës, janë edhe Kombëtaret si Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani.

‘Dardanët’ e rinj kanë qenë duke u përgatitur vazhdimisht për këtë garë në kampin stërvitor që u mbajt në Gjakovë, derisa zhvilluan edhe një ndeshje miqësore kundër Shqipërisë në proces.

Grupi u përcoll me kujdes përgjatë këtyre përgatitjeve nga selektori Faton Mustafa dhe trajnerët Blendi Haxhikadrija, Fatlum Hajrizi dhe Butrint Bytyçi, derisa u evidentuan të gjitha pikat e dobëta dhe u punua në pëmirësimin e tyre.

Ekipi është i gatshëm të konkurrojë për një plasman sa më të mirë në grup, derisa përballjen e parë Kosova e zhvillon kundër Azerbajxhanit të premten me fillim nga ora 19:00.

Të shtunën, Kosova përballet me Sllovakinë me fillim nga ora 16:00, para se ta zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit kundër Holandës me fillim nga ora 16:00, të dielën.

Të gjitha ndeshjet e Kombëtares së Kosovës do të transmetohen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës. /Kosova.info/

U22.jpg
u23.jpg
u24.jpg
Go to TOP