Kosovën U22, femrat, e presin ndeshje të vështira në Grupin A

Kosovën U22, femrat, e presin ndeshje të vështira në Grupin A të Evropianit në Beach Volley.

Dyshja Loresa Avdyli/Rinesa Hasani, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për grupmoshën nën 22-vjeç të volejbollit në rërë në Bilthoven të Holandës, do të ketë punë të vështirë në Grupin A, kundër disa prej Kombëtareve më të forta të kësaj gare.

Pas hedhjes së shortit, “Dardanet” përfunduan në të njëjtin grup me Holandën, Austrinë dhe Letoninë.

Çifti kosovar nesër, e enjte, do të zhvillojë dy ndeshje – me fillim nga ora 10:50 ndeshet me dyshen austriake Rabitsch Mag./Trailovic, ndërsa nga ora 18:00 luan kundër nikoqireve të këtij kampionati, holandezeve Piersma B./Bekhuis.

Go to TOP