Kosova U18 arrin në Greqi

Kosova U18 arrin në Greqi, para Kampionatit Evropian në Beach Volley që zhvillohet mes datave 1-4 shtator.

Ekipet kosovare në të dy konkurrencat, femra dhe meshkuj, kanë arritur në Lutraki të Greqisë, para garës, aty ku po qëndrojnë të gjitha Kombëtaret pjesëmarrëse.

Kosova, në të dy konkurrencat, fillon garën nesër, 1 shtator, duke marrë pjesë direkt nga faza e grupeve.

Pasi të kompletohen grupet nga ndeshjet preliminare, do të mësohen kundërshtarët.

Kujtojmë se në konkurrencën e femrave, Kosova U18 përfaqësohet nga dyshja Megi Bislimi\Rrezelinë Thaqi, e udhëhequr nga trajneri Lorik Ilazi.

Në anën tjetër, te meshkujt, ‘Dardanët’ përfaqësohen nga çifti Erit Bajrami/Gani Rexhepi, i drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi. /Kosova.info/

Go to TOP