Kosova mbyllë aventurën në Lojërat Mesdhetare me gjashtë medalje të fituara

Me Alush Telakun kanë përfunduar edhe garat e ekipit të Kosovës, në Lojërat Mesdhetare, ku arritën të rrëmbenin gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.

Telaku ka zhvilluar edhe garën e tretë dhe të fundit të notit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Notari kosovar garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin 19. Koha e tij ishte 59.70.

Pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi.

Medaljen e artë e fituan Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, derisa medaljen e bronztë Flaka Loxha, Akil Gjakova dhe Shpëtim Bajoku.

Pjesa e mbetur e ekipit do të niset nesër për Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse. 

Go to TOP