Mustafa nga ShBA “zbulon” kërkesat për dialogun Kosovë-Serbi
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, i cili po qëndron për vizitë në SHBA, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë në një marrëveshje përfundimtare që do të trajtojë në mënyrë adekuate çështjen shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Mustafa ka shkruar në Twitter se ka pasur një takim të shkëlqyer me Daniel Server, profesor në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.
“Takim i shkëlqyer me Daniel Server. Përpjekjet e përbashkëta me miqtë tanë në SHBA për një zgjidhje të çështjes shqiptare në Luginë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një proces që mund dhe duhet të rezultojë në një marrëveshje përfundimtare që trajton në mënyrë adekuate çështjen shqiptare dhe problemet në Luginë”, ka thënë Mustafa.
Ai tre ditë më parë ka udhëtuar për në SHBA bashkë me liderët politikë të shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë.
