Kastrioti, kampion në Superligën B

Kastrioti shpallet kampion në Superligën B, femrat. 

Ekipi nga Ferizaj mposhti në xhiron e fundit Prishtinën, për t’u shpallur kampion i ligës.

Kastrioti e mbyll fushatën me 15 pikë në total, në vendin e parë. Këtë sezon Superligës B i bashkohen dy ekipe nga Liga e Parë, duke e çuar në tetë numrin e skuadrave pjesëmarrëse, për të luftuar sezonin e ardhshëm për avancim në Superligën A.

Medaljet për vashat e Kastriotit i ndau anëtari i bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Mehani. /Kosova.info/

Go to TOP