Burri i deputetes ukrainase vritet teksa ndihmonte civilët të largoheshin nga lufta

Mes agresionit të vazhdueshëm ushtarak rus në Ukrainë, zëvendëskryeministrja për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Ukrainës, Olga Stefanyshyna, konfirmoi vdekjen e bashkëshortit të saj.

 Sipas Stefanishyna, burri i saj u vra në rajonin Chernihiv të Ukrainës teksa merrte pjesë në një mision të Forcave të Mbrojtjes Territoriale për të shpëtuar njerëzit pranë qytetit të rrethuar të Chernihiv.

 “Burri im i dashur, Bogdan, vdiq nga një predhë ruse më 30 mars afër Chernihiv, duke u përpjekur të shpëtojë njerëzit. Unë do të jem me fëmijët tanë, jo në kontakt. Kam shumë dhimbje.Lufta është kurva”, ka shkruar ajo në statusin e saj.

Vlen të përmendet se Stefanishyna u rendit e 45-ta në listën e “100 ukrainasve më me ndikim” në listën e vitit 2021 dhe e 14-ta në listën “100 femrat më me ndikim të Ukrainës në vitin 2021” nga  revista Focus .

Pas vrasjes së bashkëshortit saj, zëvëndëskryeministrja ukrainase shkroi në Twitter ku kërkonte një kuadër ligjor që garantonte sigurinë e ukrainasve.

“Asnjë fjalë nuk mund të besohet kur bëhet fjalë për negociatat me Rusinë. E vetmja mundësi për ne është një kuadër ligjor solid dhe i qartë që garanton sigurinë e Ukrainës,” shkroi ajo.

Image
Image
Image
Go to TOP