Kjo është oferta e Galatasarayt për Milot Rashicën
Klubi turk, Galatasaray duket se është i vendosur ta mbajë në skuadër kosovarin Milot Rashica.
Ylli i Kosovës po luan sezonin e tij të parë tek gjiganti turk në formë huazimi nga Norwich City.
Galatasaray është i kënaqur me kontributin dhe me paraqitjet e kosovarit këtë sezon të garave.
Sipas medieve turke, Gallata po planifikon ta shesë futbollistin Mustafa Muhammed, nga i cili mund t’i përfitojë 6 milionë euro, e më pas, të vihet në ofanzivë për ta blerë kartonin e plotë të yllit të ‘Dardanëve’ nga Norwich City.
