Kishin sulmuar fizikisht familjarët e tyre, arrestohet një person në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë

Është arrestuar një person në Prishtinë kjo pasi e njëjta kishte tentuar të sulmojë babin e saj. Policia bënë të ditur që personi në fjalë kishte probleme psikike.

Pavarësisht këtyre me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare ( me probleme psikike ) për shkak se kishte  tentuar ta sulmoj, babanë e saj viktimën mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Kurse, një rast pothuajse i njëjte ka ndodhur edhe në Fushë Kosovë. Ku, një femër kishte sulmuar fizikisht nënën e saj pas një mosmarrëveshje me të.

Pas intervenimit te policisë nënës së saj iu është ofruar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me  vendim të  prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Go to TOP