Kina ndëshkon me 18 vjet burgim një miliarder dhe kritik qeveritar

Sun Dawu, miliarder i mirënjohur kinez, është dënuar me 18 vjet burgim.

Sun udhëheq një prej bizneseve më të mëdha private në sektorin e bujqësisë në provincën Hebei.

Miliarderi, 67-vjeçar, ka folur në të kaluarën për të drejtat e njeriut dhe çështje tjera të ndjeshme politike.

Ai është gjetur fajtor “për provokime të konflikteve” – një akuzë që shumë shpesh shfrytëzohet kundër aktivistëve.

Akuzat tjera kundër tij janë edhe për pushtim të paligjshëm të tokës bujqësore, si dhe për pengim të punëtorëve qeveritarë që të kryejnë punën e tyre.

Ai është dënuar edhe me 478,697 dollarë amerikanë.

Sun është raportuar të jetë ndaluar vitin e kaluar, bashkë me 20 familjarë dhe bashkëpunëtorë biznesi, për shkak të disa mospajtimeve për një tokë bujqësore të Qeverisë.

Ai ka qenë një prej personave të paktë që ka akuzuar Qeverinë për fshehje të gripit afrikan, që ka prekur fermat e tij më 2019, dhe më pas ka dëmtuar një pjesë të mirë të industrisë shtetërore.

Sun besohet se është i afërt me disa disidentë politikë kinezë dhe ka kritikuar në të kaluarën politikat rurale të Qeverisë.

Kina tash e një kohë ka shtypur bizneset dhe sipërmarrësit e këtij shteti.

Kompani të mëdha teknologjike, duke përfshirë ato si Alibaba, Didi dhe Tencent, janë duke u hetuar për një mori çështjesh rregullative.

Go to TOP