Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Kiara Tito: Kënga për pritjen e ëmbël, një dhuratë për ata që besuan në dashurinë time dhe të Luizit

Prezantuesja e njohur shqiptare, Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli, konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë.
Dyshja, të cilët u njohën në Big Brother VIP Albania 2, po presin një vajzë dhe këtë e njoftuan me anë të një kënge të interpretuar nga artisti shkodran të quajtur, “Frymë”.
Moderatorja e “Dancing With The Stars Fan Club” shfrytëzoi rastin në hapje të emisionit për të falënderuar të gjithë, në emër të saj dhe të Luizit.
Ajo u shpreh se është e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës.
E njëjta zbuloi se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.
“Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment për të bërë një falënderim për të gjithë ju që na keni uruar për pritjen e ëmbël në emrin tim dhe të Luizit gjithashtu. Ndihem e emocionuar dhe njëkohësisht shumë e lumtur që ndajmë bashkë këtë moment bashkë”, tha ajo.
“Ndjej gjithashtu një lloj përgjegjësie për të gjitha pyetjet që më janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk kam mundur t’i kthej një përgjigje, për shkak se shtatzënia është një rrugëtim i gjatë në vetvete dhe sigurisht fillimet janë të vështira. Por e menduam ta sillnim në një mënyrë tjetër për të gjithë ata që besuan tek ne, tek dashuria jonë, përmes një dhurate shumë të bukur siç është muzika, ju falënderoj shumë”, u shpreh Tito.
Luizi ndryshe u shpall edhe fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Go to TOP