KGJK shpall konkurs për 21 pozita për gjyqtarë të rinj

Këshilli Gjyqësorë i Kosovës (KGJK) në mbledhje e 331 të mbajtur të enjten ka shpallur konkurs për 21 pozita të lira për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për rekrutimin e gjyqtarëve në gjykatat themelore.

Komisioni përbëhet nga kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj si dhe anëtarët Valon Kurtaj, Bekim Veliqi, Ahmet Imami dhe Arjeta Sadiku.

Go to TOP