Këto janë qytetet e Kosovës që sot kanë ajër shumë të keq (Harta)

Në 24 orët e fundit është regjistruar ajër me cilësi të dobët në shumicën e qyteteve të Kosovës.

Sipas të dhënave në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ajër me cilësi të dobët u regjistrua në: tre matësit në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Drenas, Obiliq dhe në fshatin Palaj.
Ajër me cilësi mesatare u regjistrua në Prizren, Han të Elezit dhe në fshatin Dardhishtë.

Kurse, ajër me cilësi të pranueshme u regjistrua në Brezovicë.

IHMK bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Duke klikuar KETU ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Go to TOP