Këto janë dy ekipet që siguruan kualifikimin tutje në Champions League

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e parapara për sot në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Tashmë janë bërë të ditura dy ekipet që janë kualifikuar në fazën e parë të nokautit të Ligës së Kampionëve.

Bëhet fjalë për Bayern Munichun dhe Juventusin, që sigurojnë kualifikimin dy xhiro para fundit të fazës së grupeve.

Bayern Munich ka siguruar kualifikimin tutje nga grupi E, me katër fitore nga katër ndeshjet e zhvilluara.

Në grupin H, Juventusi po ashtu ka siguruar kualifikimin tutje, pasi mposhti Zenitin me rezultat 4:2, ndërsa ka 12 pikë nga katër ndeshje.

Nesër zhvillohen edhe ndeshjet tjera të mbetura të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. 

Go to TOP