Këto janë dhjetë fshatra përrallorë të zhytur në magjinë e dimrit

Dimri i transformon vendet dhe i bën ato edhe më magjike. Në të gjithë botën ka fshatra të vegjël që, pas flokëve të borës, duket se dalin nga ilustrimet e një libri me tregime. Magjia e tyre ëhstë e parezistueshme dhe disa prej tyre nuk janë shumë larg vendit tonë. Kështu që sa më shpejt që do të jetë e mundur të lëvizni lirshëm për shkak të pandemisë mund të shijoni atmosferën e tyre magjike. Nga Japoni në Kinë, Turqi dhe Europë po ju sjellim disa prej tyre.

SHIRAKAWA-GO, Japoni – Fshati historik i Shirakawa-go, së bashku me fshatin fqinj të Gokayama, është një vend japonez që ka qenë një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1995. Të dy fshatrat përbëhen nga shtëpi të vogla me çati të pjerrëta prej kashte, të cilat për syrin ngjajnë me dy duar të bashkuara në lutje: kjo formë e veçantë e çatisë dhe vetitë e kashtës nënkuptojnë se ndërtesat mund t’i rezistojnë reshjeve intensive të borës 
ZHENYUAN, Guizhou, Kinë – Është quajtur edhe Venecia e Guizhou, duke qenë se qyteti antik qëndron në brigjet e lumit Wuyang dhe ofron pamje ujore që të kujtojnë qytetin lagunor. Qyteti ka një histori të lashtë gati 2300 vjeçare, i ndarë në dy pjesë nga lumi dhe i rrethuar nga male, ai është plot me ndërtesa historike. Dhe ujërat e lumit ofrojnë pamje magjike.
GÖREME, Kapadokia, Turqi – Është qyteti i “oxhaqeve të zanave”, formacioneve shkëmbore karakteristike në formë piramide me një “kapelë” gjithashtu prej shkëmbi. Fshati, së bashku me Parkun Kombëtar Göreme, është pjesë e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në 1985 dhe është një nga vendet më lakmuara nga turistët në Turqi.
SIGHISOARA, Transilvani, Rumani – Sighişoara ruan një qendër historike në mënyrë perfekte, me strukturën karakteristike të kështjellave mesjetare. Ndër ndërtesat që përbëjnë qendrën historike, me interes të madh paraqesin shtëpitë e artizanëve, të cilat ruajnë ende punishtet dhe veglat e lashta të punës.

.

Vila të vogla prej guri që datojnë nga shekulli i 14-të, të rregulluara përgjatë brigjeve të lumit Coln. Dikur të ndërtuara si vathë delesh dhe më vonë, duke filluar nga shekulli i 17-të, të transformuara në shtëpi nga endësit lokalë, përbëjnë Arlington Row, një nga rrugët më të famshme dhe më të fotografuara në Mbretërinë e Bashkuar, në një fshat të përcaktuar nga shkrimtari William Morris si “fshati më i bukur në Angli”.
Port i vogël peshkimi që ndodhet në jugperëndim të qytetit Moskenes, në Ishujt Lofoten të Norvegjisë. Ndodhet mbi Rrethin Arktik, dhe është një nga vendet më të famshme dhe më të fotografuara në Evropën Veriore, për shkak të peizazhit sugjestionues që ofron në shkëmbinjtë e thepisur përreth. Është vendi i përsosur për të admiruar aureolën veriore në muajt e dimrit dhe diellin e mesnatës gjatë stinës së verës.
HALLSTATT, Austri – Ky është një fshat i vërtetë përrallor, me shtëpitë e tij të shekullit të gjashtëmbëdhjetë që pasqyrojnë imazhin e tyre në sipërfaqen e liqenit me të njëjtin emër. Ndodhet në rajonin e Salzkammergut, në Austrinë e Epërme, midis maleve. Nga fshati mund të merrni teleferikun për në Salzwelten, një minierë e vjetër kripe me një liqen nëntokësor.
STRASBURG, Francë- Qyteti ka një qendër historike magjepsëse, e cila bëhet më magjike në dimër. Gjatë periudhës së Krishtlindjes i gjithë qyteti është i mbuluar me dekorime dhe drita shumëngjyrëshe dhe pret një nga tregjet më të mëdha dhe më të famshme të Krishtlindjeve në Evropë. Tezgat mblidhen në këmbët e Katedrales madhështore dhe prej andej ato degëzohen në të gjithë qendrën historike.
CASTELMEZZANO, Potenza – Ky fshat piktoresk, vetëm një grusht shtëpish të ngjitura në shpatet e malit, ka origjinë të lashtë, që daton në shekullin 6-5 p.e.s. Ata që duan eksperiencat e adrenalinës mund të provojnë “fluturimin e Engjëllit”, linjën zip që e lidh atë me fshatin Pietrapertosa. Ata që arrijnë të kapërcejnë frikën e fluturimit dhe të mbajnë sytë hapur, mund të admirojnë një peizazh të jashtëzakonshëm.
ALBEROBELLO, Bari – Edhe në Pulia, ndonëse rrallë, bien disa fjolla bore. Për këtë arsye, çatitë e trulleve të zbardhura nga pluhurimi i të bardhës janë një imazh i rrallë dhe emocionues. Trulli janë ndërtimet karakteristike fshatare vendase. Janë ndërtime pa përdorur llaç. Në këtë mënyrë ato kaloheshin si banesa jo të përhershme dhe për rrjedhojë të patatueshme.
Go to TOP