Kërkoi para për shërimin e një vajze pa lejen e nënës së saj, arrestohet

Policia ka arrestuar një grua në Leposaviq, pasi e njëjta kishte mbledhur para për shërimin e një vajze dhe i kishte keqpërdorur.

Rastin e ka raportuar nëna e vajzës së sëmurë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.  

Gjatë marrjes në pyetje, e dyshuara e ka pranuar se edhe më parë kishte mbledhur para për një person tjetër, të cilat i kishte keqpërdorur.

“Leposaviq, 20.10.2021-13:00. Ankuesja femër  shtetase e Serbisë ka raportuar se pa autorizimin e saj  e dyshuara shtetase e Serbisë,   po mblidhte para për vajzën e saj të sëmurë që banon në territorin e Republikës së Kosovës pa leje qëndrim. E dyshuara është  arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se edhe më  parë kishte mbledhur para për një person tjetër e te cilat i kishte keqpërdorur. Me vendim te prokurorit e dyshuara është liruar ne procedure të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Go to TOP