Kërkohet paraburgim ndaj shoferit që goditi qëllimshëm për vdekje këmbësorin në Pejë
Është duke u mbajtur seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit Sergio Jonuzi, nga Elbasani i cili goditi me veturë qëllimshëm për vdekje viktimën Ilir Osmani po ashtu shtetas i Shqipërisë.
Rasti ndodhi dje në Pejë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi.
“Prokurori i rastit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. Sa kam informacion seanca aktualisht është duke u mbajtur dhe gjyqtari pritet të vendoset lidhur me masën”, tha Nikçi.