Kërkohet angazhim në kryerjen e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka mbajtur sot kolegjiumin e radhës të prokurorëve të kësaj prokurorie, me pjesëmarrjen e prokurorëve Laura Pula dhe Arben Ismajli, të Grupit punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike.

Gjatë kolegjiumit janë diskutuar raportet e punës, me theks të veçantë shqyrtimi i lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, si dhe sfidat me të cilat përballet kjo prokurori në kryerjen e punëve të përditshme.

Kryeprokurori Ujkani ka prezantuar raportet mujore të prokurorëve, sfidat me të cilat është përballur Prokuroria Themelore në Mitrovicë siç janë pandemia Covid-19 dhe për pasojë për një periudhë është punuar me staf esencial, përkthimi i shkresave të lëndëve, si dhe shfrytëzimi i pushimeve vjetore të prokurorëve dhe stafit administrativ.

Me gjithë sfidat që e kanë përcjellur institucionin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, gjatë takimit është kërkuar angazhim më i madh i prokurorëve në kryerjen e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike. /Kosova.info/

Go to TOP