Kërkesat e SHBA-së, oborri i Qeverisë së Kosovës mbushet me flamuj të Amerikës
Në oborrin e Qeverisë së Kosovës sonte janë vendosur flamuj të shumtë.
Të gjithë këta flamuj të vendosur aty janë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Flamujt e Amerikës thuhet të jenë vendosur nga disa aktivistë të shoqërisë civile.
Këta flamuj janë vendosur pikërisht pas ngjarjeve të shumta në vend, ku ndër të tjerash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kërkuar që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë të zgjidhin të gjitha çështjet përmes dialogut e që të mos ketë përshkallëzim të situatës në veri.
Kjo kërkesë erdhi, pas kërkesës zyrtare të Amerikës që Qeveria e Kosovës të shtyjë afatin për konvertimin e targave të serbëve në Kosovë.
Pavarësisht kësaj,Qeveria mori vendim që të ndryshojë paksa vendimin por që të mos e shtyjë tërësisht atë.
Duke mos përfunduar me kaq. Nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian së fundi pati kërkesa të shtuara që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, të formohet menjëherë.


