Kërcënoi me jetë gruan dhe fëmijët, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren me dyshimin se i njëjti vazhdimisht ushtronte dhunë psikike e fizike ndaj familjareve. Ai thuhet ta ketë kërcënuar me jetë bashkëshorten dhe familjen e tij.

“Me datë 06 dhjetor 2021, në rrugën ‘Ismail Qemaili’-Prizren, policia kishte pranuar informacion se një person i dyshimtë i cili vazhdimisht krijonte dhunë sistematike në familje, të natyrës fizike dhe psikologjike, duke i kërcënuar bashkëshorten dhe familjen e tij edhe me jetë. Hetuesit nga stacioni policor në Veri-Prizren, duke e trajtuar këtë rast më seriozitet kryen kontrolle dhe gjatë intervistës arritën të gjenin se dyshimti përveç shkaktimit të dhunës në familje ishte në posedim ilegal të armës, andaj si dëshmi materiale nga ana e njësisë së hetimeve u sekuestrua një armë e tipit pistoletë, prodhim Jugosllav, një karikator dhe 7 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndaj S.M është ngritur kallëzim penal për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

“Në lidhje më këtë rast u ndalua i dyshimti S.M i lindur në vitin 1957, dhe ndaj tij u ngrit kallëzim penal për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Për të gjitha këto u informua prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP