Kërcënime me vdekje për gazetarët serbë që shkruan për Kosovën e Ukrainën

Gazeta kryesore në Serbi, Danas, është vënë nën mbrojtje të policisë, pasi është kërcënuar se do ta ketë fatin e njëjtë sikurse revista satirike franceze, Charlie Hebdo.

Disa gazetarë të kësaj të fundit janë vrarë nga një sulm i ekstremistëve islamistë në vitin 2015.

Kryeredaktori i Danasit thotë se kërcënimet e nacionalistëve të ekstremit të djathtë lidhen me mbulimin e luftës në Ukrainë dhe të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën. 

Go to TOP