Kosova.info

“Këpucët e vdekjes” i Imer Topanicës, së shpejti në duar të lexuesve

Shtëpia Botuese “Littera”, këto ditë do ta sjell për lexuesit librin më të ri të autorit Imer Topanica, “Këpucët e vdekjes”.

Imer Topanica kësaj radhe na vjen si prozator. Libri “Këpucët e vdekjes” është përmbledhje tregimesh që e shpie lexuesin nga  Sarajeva në Prishtinë, nga Podujeva e pasluftës te Konstantinopoja në ditën e madhe të hapjes, e më tej në Galipolin e periudhës së Perandorisë.

Redaktor i librit është Gazmend Bërlajolli ndërsa për ballinën dhe dizajnin është kujdesur Fahredin Spahija.

Imer Topanica (1983), është autor i librave: UDHËTARËT (roman), Princi, Tiranë 2013; TUFË DRITE (poezi), Rrokullija, Prishtinë 2014; SHËNIME TË PAMJAFTUESHME (poezi), Armagedoni, Prishtinë 2019; LAVDI MARRËZIVE (roman), Muza, Prishtinë 2020.

Poezi, tregime e vështrime kritike i janë botuar në revista letrare në Prishtinë e Tiranë, si: ObserverKult, Jeta e re, Illz, Akademia, Verbi, Koha Ditore, Zëri etj.

Një pjesë e veprimtarisë së tij flet tashmë edhe në anglisht, turqisht e serbokroatisht.

Për një kohë të gjatë ai e ka ushtruar edhe zejen e gazetarit dhe redaktorit në shumë media, ndërsa aktualisht mban pozitën e kryeredaktorit në gazetën online «Fol Drejt».

«KËPUCËT E VDEKJES”, është vepra e pestë e tij të cilën po ia dhuron lexuesit. Këtë projekt e përmbylli përgjatë qëndrimit njëmujor në rezidencën për shkrimtar në Stamboll, në kuadër të programit për mysafirët artistë nga pesë vende, përkatësisht: Rrjeti Rajonal për Diversitetin Kulturor – READ.

ObserverKult

escort mersin - izmir escort