Keni ngrënë shumë në iftar dhe po ndiheni të fryrë? Ndiqni këto metoda për t’u lehtësuar

Kur hamë një vakt të bollshëm, e sidomos tani në Ramazan kur kemi agjëruar tërë ditën, mund të ndjejmë një fryrje dhe të na bëjë të ndihemi jo rehat.

Fryrja e stomakut mund të jetë ndonjëherë krejtësisht normale dhe e shëndetshme, por ndonjëherë mund të jetë e pakëndshme, shkruan Eatingwell.com.

Për fat të mirë, nuk keni nevojë për një suplement, pije apo pluhur të shtrenjtë për të “pastruar” veten.

Është e mundur t’i lehtësoni këto simptoma të pakëndshme, dhe e ekzistojnë një mori mënyrash për të ndihmuar në lehtësimin e fryrjes, të cilat nuk kushtojnë pothuajse asgjë, këtu janë tre prej tyre.

Pini ujë

Ushqimi ka nevojë për ujë për t’u tretur. E thënë shumë thjesht: Sa më shumë që hamë, aq më shumë ujë na nevojitet për tretje.

Ushqimet e pasura me proteina dhe natrium, si shumë të preferuara, duke përfshirë proshutën dhe gjelin e detit, kanë nevojë për më shumë ujë për t’u tretur sesa ushqimet e tjera me më pak natrium dhe më pak proteina.

Uji gjithashtu mund të ndihmojë organet si veshkat tuaja të largojnë toksinat nga gjëra të tilla si ushqimet me shumë sheqer. Uji mund t’ju ndihmojë që të ndiheni më mirë.

Dilni për një shëtitje

Sidoqoftë që të jetë moti jashtë, është mirë dhe ia vlen të bëni një shëtitje nëpër lagje.

Lëvizja e rregullt, veçanërisht ushtrimet aerobike sikurse ecja, çiklizmi ose noti, janë aktiviteti më i mirë për t’ju ndihmuar të qëndroni të rregullt.

Madje, ecja për vetëm dy minuta mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak (të cilat priren të rriten pas ngrënies së tepërt dhe ngrënies së shumë sheqerit të shtuar) dhe të ndihmojë në rritjen e niveleve të energjisë dhe humorit.

Shtrihuni në një anë për të pushuar

Gjithmonë prisni të paktën dy orë pas ngrënies përpara se të shtriheni për të ndihmuar në shmangien e refluksit, pasi shtrirja e bën më të lehtë që acidet e stomakut të kalojnë në ezofag.

Nëse ka kaluar një kohë e madhe pasi ta keni ngrënë një vakt të bollshëm dhe ende ndiheni të fryrë, shtrirja në anën tuaj të majtë mund të ndihmojë.

Go to TOP