Kelmendi i bën thirrje Rushitit të tërhiqet nga kandidatura: Mos lejo të abuzohet me emrin tënd

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj kandidaturës së Feride Rushitit për Presidente të Kosovës duke e quajtur procesin një farsë politike dhe të dëmshëm për shtetin.

Përmes një postimi publik, Kelmendi tha se nëse Rushiti nuk tërhiqet menjëherë nga kandidatura, atëherë me vetëdije po lejon që emri i saj të përdoret për interesa partiake.

Ai theksoi se nga një figurë e propozuar për Çmimin Nobel për Paqe, Rushiti rrezikon të mbahet mend si “kandidate e turpshme për karate Presidente” duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike.

Në fund, Kelmendi i bëri thirrje që ta ruajë dinjitetin personal dhe atë të Republikës së Kosovës duke mos lejuar, sipas tij, degradimin e procesit institucional. /Kosova.info/


Go to TOP