Arrestohet një i mitur për shpërndarje të materialeve me abuzim të fëmijëve
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “shpërndarje e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar në fillim të muajit prill në stacionin policor në Drenas.
Menjëherë pas raportimit, janë angazhuar hetuesit e NjHP-së, respektivisht ekipi për hetimin e krimeve kibernetike, të cilët kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operative.
Këto veprime kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, i cili është i mitur.
“Rasti është raportuar në fillim të muajit prill në stacionin policor në Drenas. Menjëherë janë angazhuar hetuesit e NjHP-së , respektivisht ekipi për hetimin e krimeve kibernetike, të cilët kanë ndërmarrë veprime hetimore, që kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar (i mitur). Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
